Kthehu te Blogu

5 Shenja që Sistemi Yt Nervor Ka Nevojë për Rivendosje

8 min lexim•Praktike
5 Shenja që Sistemi Yt Nervor Ka Nevojë për Rivendosje

Kur trupi flet ma zëshëm se mendja, shpesh po të kërkon diçka shumë të thjeshtë: pak siguri.

Je i lodhun, por s'po mundesh me fjet. Don me pushu, por dora shkon vetë te telefoni. E di që je n'rregull, e megjithatë trupi sillet sikur diçka e keqe po ndodh. Nëse kjo të duket e njohun, ndoshta sistemi yt nervor ka nevojë për rivendosje – jo për "riparim", po për pak ma shumë ritëm, pushim e siguri.

Sistemi nervor autonom osht pjesa që punon pa e mendu ti: rrahjet e zemrës, frymën, tretjen, reagimin ndaj stresit. Kur ka hapësirë, i përballon sfidat dhe pastaj kthehesh në qetësi. Kur osht i mbingarkun prej kohësh, edhe gjanat e vogla duken mal.

Këtu po t'i ndaj pesë shenja që shumë njerëz i njohin te vetja, çka mundet me ndodh në trup, dhe çka mundesh me bo që sot. Para se me fillu, një gja e randësishme: këto nuk janë diagnozë. Janë sinjale që ia vlen me i ndëgju.


Çka do me thanë "rivendosje" e sistemit nervor?

S'ka asnjë buton që e shtyp dhe gjithçka kthehet n'zero. Kur flas për rivendosje, e kam fjalën për me i rikthy trupit fleksibilitetin: aftësinë me u aktivizu kur duhet, dhe me u qetësu prapë kur rreziku kalon. Terapeutët e quajnë shpesh "dritarja e tolerancës" – hapësira ku mundesh me ndje emocione të forta pa u mbyt prej tyne.

Kjo hapësirë nuk zgjerohet me forcë. Zgjerohet ngadalë, me përsëritje të vogla që i tregojnë trupit: tash je i sigurt.

Shenja 1: Je ose "i ndezun" ose "i fikun"

Qysh duket:

  • I lodhun por i tensionum – trupi i rraskapitun, mendja s'ndalet

  • Kalon prej periudhave kur s'ndalesh hiç, te periudha kur s'mundesh as me u çu prej divanit

  • Ndihesh sikur ose po vrapon me adrenalinë, ose je krejt bosh

Çka mundet me ndodh: Një model që e përdorin shumë terapeutë osht teoria polivagale e Stephen Porges-it. Ajo flet për tri gjendje: një gjendje e qetë dhe e lidhun, një gjendje "lufto ose ik", dhe një gjendje "ngrirje" ose mbyllje.

Dua me qenë e sinqertë me ty: kjo teori osht e kontestume në shkencë. Psikofiziologu Paul Grossman (2023) ka shkru një kritikë të gjatë ku argumenton se pesë premisat bazë të saj, përfshi idetë për evolucionin dhe anatominë e nervit vagus, nuk mbështeten nga provat. Prandaj mundesh me e përdor si hartë që të ndihmon me i emërtu përvojat, jo si përshkrim të saktë biologjik.

Kjo s'osht dobësi karakteri. Osht një trup që mësoi me mbijetu.

Shenja 2: "Ena" jote për stres osht bo e vogël

Qysh duket:

  • Gjana të vogla të shkaktojnë reagime të mëdha

  • U bërtet njerëzve për gjana të vogla e pastaj ndihesh keq

  • Lodhesh prej vendimeve që herët n'mëngjes

  • Ndihesh gjithmonë një hap larg mbingarkesës

Çka mundet me ndodh: Mendoje sistemin nervor si një enë. Kur ka hapësirë, i mban sfidat pa u derdh. Kur osht plot prej kohësh – me punë, shqetësime, gjumë të keq, plagë të vjetra – s'mbetet vend për asgja tjetër. Prandaj ndodh që e përballon një krizë të madhe në punë, e pastaj shpërthen kur s'i gjen çelësat.

Reagimi yt s'osht "drama". Ena osht plot.

Shenja 3: Ndihesh i shkëputun prej trupit

Qysh duket:

  • Jeton "në kokë", me mendime që s'ndalen

  • E ke vështirë me e kuptu urinë, lodhjen ose dhimbjen

  • Kur të pyesin "si je?", s'e di çka me thanë

  • E kupton që je i stresum veç kur je krejt i rraskapitun

Çka mundet me ndodh: Aftësia me i ndje sinjalet e brendshme të trupit quhet interocepsion. Një grup studiuesish të udhëhequn prej Sahib Khalsa (2018) e përshkruajnë si mënyrën qysh sistemi nervor i kap dhe i interpreton sinjalet prej brenda trupit, dhe shkruajnë se vështirësitë në këtë fushë lidhen me ankthin, çrregullimet e humorit, të ushqyerit dhe varësitë.

Shpesh, shkëputja fillon si mbrojtje: kur diçka osht shumë e randë, mendja "largohet" pak prej trupit. Problemi osht kur kjo bohet mënyrë jetese. Lajmi i mirë: vëmendja ndaj trupit mësohet, hap pas hapi.

Trupi yt po flet. Rilidhja do me thanë me mësu me e ndëgju prapë.

Shenja 4: Gjumi dhe tretja janë çrregullu

Qysh duket:

  • Vështirësi me fjet ose me nejt n'gjumë

  • Zgjohesh i lodhun, sado që ke fjet

  • Fryrje, kapsllëk ose dhimbje barku pa shkak të qartë mjekësor

  • Ose ha shumë, ose harron me hangër

Çka mundet me ndodh: Kur trupi osht në gatishmëri për rrezik, i jep përparësi mbijetesës, jo pushimit e tretjes. Kjo s'do me thanë që çdo problem me gjumë ose bark vjen prej stresit. Prandaj, para çdo gjaje tjetër, kontrollohu te mjeku. Nëse mjeku s'gjen shkak tjetër, ia vlen me i kqyr edhe stresin dhe ritmin e ditës.

Për gjumin kam shkru ma gjatë në artikullin pagjumësia dhe sistemi nervor.

Shenja 5: Don afërsi, por i largon njerëzit

Qysh duket:

  • Ke mall për afërsi, por kur dikush afrohet, ndihesh i ngushtum

  • E ke vështirë me u besu edhe njerëzve që s'të kanë lëndu

  • Tërhiqesh pikërisht kur ke ma shumë nevojë për mbështetje

Çka mundet me ndodh: Ne njerëzit qetësohemi shpesh përmes njëri-tjetrit. Kjo quhet ko-rregullim. Në një studim të njohun, James Coan dhe kolegët (2006) i kqyrën 16 gra të martuna me skanim të trurit, ndërsa prisnin një goditje të lehtë elektrike. Kur e mbanin dorën e burrit, aktiviteti n'zonat e trurit që lidhen me kërcënimin ishte ma i ulët; kur mbanin dorën e një të panjohuni, efekti ishte ma i vogël.

Por nëse marrëdhëniet e hershme i mësuan trupit që njerëzit janë të paparashikueshëm, vetë afërsia mundet me u ndje si rrezik. Trupi po të mbron me "të dhëna të vjetra".

Plaga ndodhi në marrëdhënie. Shpesh, edhe shërimi ndodh aty.


Çka thotë shkenca, sinqerisht

"Çrregullimi i sistemit nervor" s'osht diagnozë mjekësore. Osht gjuhë që e përdorim për me i përshkru përvoja reale. Për disa mjete, megjithatë, ka kërkime të para premtuese:

  • Frymëmarrja e ngadaltë. Një rishikim sistematik prej Zaccaro dhe kolegëve (2018) i analizoi 15 studime për frymëmarrjen nën 10 frymë n'minutë. Ajo lidhej me rritje të variabilitetit të rrahjeve të zemrës dhe me ndjenja ma të mëdha relaksi e ma pak ankth. Por studimet ishin të vogla dhe asnjëra s'ishte e randomizume, kështu që përfundimet janë ende të kujdesshme.

  • Pesë minuta në ditë. Në një studim prej Universitetit Stanford (Balban et al., 2023), 108 pjesëmarrës bonin 5 minuta në ditë, për 28 ditë, ushtrime frymëmarrjeje ose meditim. Grupi që bonte "psherëtimën ciklike" (dy thithje, një nxjerrje e gjatë) pati përmirësimin ma të madh të humorit pozitiv dhe uljen ma të madhe të ritmit të frymëmarrjes. Ankthi u ul në të gjitha grupet.

Pra: mjetet e vogla të përditshme kanë kuptim. Por nuk janë shërim magjik, dhe s'e zëvendësojnë ndihmën mjekësore ose psikologjike kur ajo duhet.

Ushtrim: rivendosje e vogël 5-minutëshe

Provoje sot, kur të ndihesh "i ndezun" ose i largët prej vetes.

  1. Ulu dhe ndjeji pikat e kontaktit. Këmbët n'dysheme, shpina te karrigia, duart mbi kofshë. Veç vëre ku trupi prek diçka të fortë.

  2. Kqyr përreth. Ktheje kokën ngadalë dhe emërto me vete pesë gjana që i sheh. Kjo i jep trupit informacionin që tash, këtu, s'ka rrezik.

  3. Bo pesë psherëtima të ngadalta. Thith ngadalë përmes hundës, në fund shto edhe një thithje të shkurtë, pastaj nxirre frymën ngadalë e gjatë përmes gojës.

  4. Vendos një dorë në gjoks e një në bark. Merr frymë normalisht dhe ndje ngrohtësinë e duarve për një minutë.

  5. Vëre çka ndryshoi. Edhe nëse veç pak. Shkruaje me një fjalë: "ma e qetë", "e njëjta", "e lodhun". Çdo përgjigje osht e vlefshme.

Shënim i butë: nëse të merren mendtë, kthehu te fryma jote normale. Nëse dalin kujtime ose emocione që të duken shumë, hapi sytë, lëviz pak trupin dhe ndalo. S'ke pse me shty.

Hapa të tjerë që prej sot

  • Pak e shpesh. Pesë minuta çdo ditë zakonisht ndihmojnë ma shumë se një orë një herë në javë. Trupi mëson përmes përsëritjes.

  • Lëvize trupin ngadalë. Ecje, shtrirje, pak tundje e lehtë e duarve e këmbëve. Për shumë njerëz kjo e liron tensionin.

  • Kërko ko-rregullim. Një mik i besuar, një shëtitje me dikë që e don, që të qetëson, një praktikues ose terapeut.

  • Kërko ndihmë kur duhet. Nëse simptomat të pengojnë me jetu, nëse ke mendime me i bo dëm vetes, ose nëse ankthi e gjumi s'përmirësohen, fol me mjekun ose me një psikolog. Puna somatike mundet me qenë mbështetje e mirë krahas tyne, jo në vend tyne.

Nëse ndjen ankth në trup, mundesh me lexu edhe ankthi në trup, ku shkruaj ma shumë për këtë temë.


E vërteta për shërimin

Ti nuk je i sëmurë. Sistemi yt nevor u përshtat me rrethana që i kërkuen këto reagime. Modelet që sot duken si probleme, dikur ishin zgjidhje.

Shërimi s'ka të bojë me rregullimin e "gabimeve" te ti. Ka të bojë me ia tregu trupit, ngadalë e me durim, që tash je i sigurt, që mundesh me e mbajt jetën, që lidhja osht e mundshme.

Në seancat e mia punojmë bashkë me trupin, me frymën dhe me prekje të butë, në Prishtinë, në Tiranë ose online. Nëse po të thërret kjo rrugë, rezervo një seancë ose më shkruaj. Nëse don me fillu vetë n'shpi, udhëzuesi im "Shërimi nga Brenda" të jep praktika të përditshme hap pas hapi. Fillojmë bashkë, ngadalë.

Me gjithë zemër,
Jona

Lexo edhe:

Ky artikull osht për informim dhe s'osht këshillë mjekësore ose psikologjike. Nëse ke simptoma të vazhdueshme ose të randa, kontakto mjekun ose një profesionist të shëndetit mendor.

Burime

Gati të Përjetosh Shërimin Somatik?

Rezervo seancën tënde sot dhe fillo udhëtimin tënd drejt shërimit dhe transformimit.

Rezervo Seancë