Jona - Somatic Healer

Unë jam Jona. Punoj me trupin, frymën dhe inteligjencën e brendshme që secili prej nesh e mban brenda vetes. Jam shëruese somatike dhe facilituese e bodywork-it dhe frymëmarrjes, dhe në disa raste, procesi shoqërohet edhe nga një gjuhë intuitive shërimi, e njohur si Gjuha e Dritës. Aktualisht jetoj në Prishtinë, Kosovë. Pas tetë vitesh që krijova familjen time dhe punoja në marketingun korporativ, ndonëse nga jashtë gjithçka dukej "në rregull", brenda vetes ndihesha e zbrazët. Ajo zbrazëti u bë thirrja për një kthesë të thellë dhe një transformim personal që më çoi drejt trajnimeve me shërues dhe mësues në mbarë botën. Sot, mbaj hapësirë për njerëzit që janë gati të lirojnë trauma dhe energji të stanguara, të rikthehen në trupin e tyre dhe të kujtojnë kush janë në thelb – përtej historive, dhimbjes dhe mbijetesës.

Zgjimi Im

Unë jam Jona, zemra pas Reconnect by Jona. Udhëtimi im drejt shërimit nuk ishte diçka që kërkova me vetëdije - ishin ndodhitë e jetës që më inicuan, herë pas here, derisa nuk pata zgjedhje tjetër përveçse të dorëzohesha.

Që nga një moshë e re, jam ndjerë e tërhequr drejt diçkaje përtej fizikes, një dituri e thellë se kishte diçka më shumë në ekzistencë sesa ajo që shihej me sy. Kështu u zhyta thellë në librat mbi shpirtëroren, shërimin dhe ndërgjegjjen, gjithmonë duke kërkuar, gjithmonë duke arritur diçka përtej kapjes sime.

Dhe megjithatë, për vite, rezistova plotësisht të hyja në këtë thirrje. Në vend të kësaj, ndoqa rrugën e strukturuar - duke punuar në marketing dixhital për tetë vjet, duke ndërtuar një jetë që dukej e suksesshme nga jashtë por ndjehej e zbrazët brenda.

Mirë gjatë kësaj kohe jeta kishte plane të tjera. Erdhi tradhtia. Erdhi humbja. Miqtë që mendova se do të ecnin pranë, jeta mi largoi. Përjetova atë që në botën shpirtërore e quajnë nata e errët e shpirtit - një vend kaq i thellë, kaq i papërpunuar, sa godita fundin. Gjithçka që mendoja se isha u rrënua. Gjithçka për të cilën krijova ngjitje emocionale jeta ma mori. Qëndrova në skajin e panjohurës, e zhveshur lakuriq.

Dhe ishte aty, në atë thyerje, që fillova dalë nga dalë të kuptoj. Ai vend ndoshta nuk ishte ndëshkim. Por ishte inicim. Jeta po pastronte rrugën, duke hequr atë që ishte e rreme, që unë të mund të gjeja më në fund veten time të vërtetë. Ishte ajo hapësirë e dorëzimit të plotë që më bëri të kthehem te vetja ime.

Udhëtimi Im

Ky udhëtim më çoi nëpër botë, duke më udhëhequr në krahët e mësuesve dhe ruajtësve të mëdhenj të urtësisë. U ula në ceremoni të bimëve medicinale me shamanë në xhunglat e Kosta Rikës, dhe në rrathë të shenjtë nëpër disa shtete në Evropë si Turqi, Rumani, Zvicër, Barcelonë dhe Gjermani - ku u dorëzova ndaj urtësisë së lashtë të Nënës Ayahuasca.

Në çdo vend, ajo më takoi ndryshe - duke më udhëhequr, pastruar, zbuluar dhe duke më dashur përsëri drejt thelbit tim. Çdo ceremoni më zgjidhi, duke tretur modelet e vjetra dhe duke zbuluar fuqinë e pakufizuar që gjithmonë kishte qenë brenda meje.

Më kujtohet gjatë një prej këtyre retreat-eve, kisha një eksperiencë shumë të bukur. Në fushën astrale, hasa në mbretërinë e zanave. Më erdhi një zanë duke më folur, qartë dhe të sigurt: 'Ti do të shërosh me duar' më tha ajo. Dhe gjithë njerëzit që kisha në dhomë gjatë ceremonisë e shihja veten sikur u shkoja te koka dhe iu dërgoja shërim.

Ky vizion u bë thirrja ime. Por për të shëruar me duar, duhej të mësoja, të studijoja. Puna e shërimit as për veten as për të tjerët nuk mbetet në ceremoni - mirëpo kërkon shumë përkushtim dhe devotshmëri të përjetshme.

Trajnimi Spiritual & Mësuesit

Gjatë rrugës, kërkova mësues që mbanin urtësinë për të cilën shpirti im ishte gati të pranonte:

Santiago Ramirez më mësoi thellësinë e thellë të shërimit të energjisë somatike dhe se si trupi ruan dhe liron traumën.

Maria Alifieres hapi derën e shenjtë të lirimit të fascias, duke më mësuar se si trauma ngurtëson indet lidhëse, dhe si me prekje intuitive ne mund të zbutim armatën dhe ta kthejmë trupin në rrjedhë. Përmes saj, mora mësimet e trashëgimisë së fascias, artin e dëgjimit me duar, fuqinë e pranisë dhe mjekimin e lirimit.

Jasmin Rose më udhëhoqi përmes rrugës së Aktivizimit Energjetik Kundalini, duke më ndihmuar të mishëroj forcën e shenjtë femërore që gjithmonë kishte jetuar brenda meje.

Dr. Gabor Maté - mësimet e tij mbi traumën dhe urtësinë e trupit thelluan dhembshurinë time për vuajtjen njerëzore dhe devotshmërinë time ndaj pranisë së vërtetë.

Dr. Joe Dispenza më tregoi fuqinë e fushës kuantike dhe aftësinë e mendjes për t'u riorganizuar.

Sadhguru zgjeroi ndërgjegjjen time përtej mendjes dhe në praninë e pastër.

Danny Morel lidhi shpirtëroren me bollëkun, vetëvlerësimin dhe qëllimin.

Dhuntitë e Mia

Përmes punës së thellë të brendshme dhe meditimit gjatë 10 viteve të fundit, unë mora një dhuratë/dhunti të shenjtë - aftësia për të kanalizuar dhe transmetuar Gjuhën e Dritës, një frekuencë shëruese multidimensionale që rrjedh përmes meje si një transmetim shpirti.

Tani gjithë kjo u bë themeli i punës sime, i integruar me Frymëmarrjen, Aktivizimin e Energjisë Kundalini, Rivendosjen e Organeve dhe Punën Somatike me Trupin, duke formuar thelbin e Reconnect by Jona.

Dua të jem e qartë për diçka të rëndësishme: Unë nuk punoj me entitete ose shpirtra. Unë punoj vetëm me energjinë e Krijuesit - burimin e pastër, hyjnor i gjithë shërimit. Besimi im tek Zoti është themeli i gjithçkaje që bëj. Kam besim të thellë në këtë lidhje të shenjtë, dhe është nga ky vend që rrjedh gjithë shërimi.

Kundalini u bë forca ime udhëheqëse, duke më mësuar se shërimi nuk ka të bëjë me rregullimin e vetes - ka të bëjë me kujtimin se kush je. Ka të bëjë me shndërrimin e dhimbjes në fuqi, pikëllimit në mirënjohje, mpirjes në praninë e thellë. Është ftesë me hy në alkiminë e jetës, jo si luftë, por si një proces i shenjtë, lozonjar dhe me shumë dhembshuri.

Misioni Im

Misioni im është i qartë: të mbaj hapësirë për ata që ndihen të humbur, të shkëputur, ose të lidhur nga ciklet e frikës, lidhjes, varësisë dhe vetëdyshimit.

Por dije këtë - ti je shëruesi yt. Unë jam vetëm një kanal, një lehtësues. Shërimi nuk vjen nga unë. Ai rrjedh përmes meje, nga Hyjnorja, për të të takuar saktësisht aty ku je.

Çdo përgjigje që kërkon, çdo copë urtësie që kërkon, tashmë ekziston brenda teje - duke pritur të kujtohet. Unë jam thjesht këtu për të ecur pranë teje, për të mbajtur hapësirë për transformimin tënd, për të pasqyruar dritën tënde te ti. Fuqia është jotja. Ka qenë gjithmonë.

Kjo rrugë do të të kërkojë të hedhësh, të dorëzohesh, të besosh. Por ti nuk je vetëm. Çdo hap që merr drejt vetvetes tënde më të lartë sjell më shumë dritë në këtë botë.

Është nderi im më i madh të të mbështes.

Me dashuri, dritë dhe kujtim të pafund,

Jona 🌹 🌹

Gati të Fillosh Udhëtimin Tënd të Shërimit?

Rezervo Seancën

Ke pyetje? Më dërgo mesazh