Mirë se vini në Somatic Energy
Alignment me Jonën!

Rilidhuni me fuqinë tuaj shëruese nëpërmjet këtyre seancave transformuese. Përjetoni një rritje të thellë personale perderisa trajtojmë traumat e ruajtura në trup duke përdorur:

  • Punën me frymëmarrjen
  • Aktivizimin e energjisë kundalini, forcës jetësore
  • Resetimin e enegjisë në organe
  • Punën me trupin
  • Gjuhën e dritës

Përqafoni një qasje holistike për mirëqenien dhe rizbuloni veten tuaj të vërtetë.

Për kë është trajtimi Somatic Alignment?

Somatic Alignment është ideal për ata që kërkojnë:

  • Lirim nga ankthi, stresi dhe lodhja
  • Shërim i traumave nga e kaluara
  • Lidhja me intuiten dhe mencurine e brendshme
  • Lidhje të thelluar me trupin
  • Përmirësimi i rrjedhjes së energjisë dhe vitalitetit

Krijoni një jetë të ekuilibruar dhe të kënaqshme nëpërmjet këtyre seancave të fuqishme.

Rezervo Tani

Çka është Somatic Alignment?

Somatic Energy Alignment (S.E.A.) është një qasje shëruese e transformuese që adreson tensionet thelbësore dhe bllokimet e energjisë që vijnë nga traumat e kaluara, stresi, ose mbingarkesa. Duke përdorur si teknikë frymëmarrjen, prekjen dhe teknikat e debllokimeve, S.E.A. synon të rikthejë rrjedhën natyrale të energjisë në trup dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e sistemit nervor. Këto seanca ndihmojnë në zhvillimin e vetëdijes, duke promovuar një ndjenjë balancimi, bollëku dhe dashurie. Trajnimet e mia nën udhëheqjen e Santiago Ramirez më kanë pajisur me ekspertizë në prekje dhe shërim me duar, të përcjellura nga një përvojë në punën me energji, yoga dhe meditim. Përveç këtyre modaliteteve, unë sjell aftësi psikike dhe dhuntinë e Gjuhës së Dritës në praktikën time. Gjitha këto mbështesin procesin shërues duke arritur dimensione të larta të ndërgjegjës dhe zhvillime më të thella energetike. Themeluar nga Santi dhe Elina, Somatic Energy Alignment ka nje qasje unike që ka kombinuar modalitete të fuqishme për mirëqenien holistike dhe rritjen personale. Bashkohuni me mua në këtë udhëtim transformues për të përjetuar avantazhe të thella të S.E.A., ku shërimi dhe zbulimi i vetvetës përputhen.

Përmbajtje e palosshme

Bazat e Somatic Alignment

Trupat tonë gjithmonë janë duke gjeneru dhe lëvizë energji, prej rrahjes së zemrës tonë deri te frymëmarrja jonë. Kjo energji është jetike edhe pse nuk mundemi me e pa ose me e prekë. Somatic alignment është një mënyrë me transformu veten duke fitu qartësi, ndërgjegjësim, dhe kuptim. 

Përfitimet e Seancave të Somëtic Energy Alignment:

Në këto seanca, ne fokusohemi në:

Balancimin e sistemit nervor: Me lëvizë prej ndjenjës së ngecjes ose ankthit te ndjenja e sigurisë dhe lidhjes.

Reduktimin e ankthit, stresit dhe lodhjes: Me ju ndihmu me u ndjehë më të balancuar dhe të fortë.

Shërimin e traumave të kaluara: Me liru dhimbjen e vjetër dhe me ju ndihmu me u ndjehë më mirë emocionalisht.

Zgjimin e intuitës: Me ju ndihmu me besu në mençurinë dhe udhezuesin tuaj të brendshem.

Lidhjen e thellë me trupin tuaj: Duke përdorë frymëmarrjen, lëvizjen, dhe rrjedhën e energjisë për me u ndjehë më gjallë.

Gjetjen e përgjigjeve brenda vetes: Me zbulu qartësi dhe mençuri prej eksperiencave tuaja.

Përmirësimin e rrjedhës së energjisë: Me liru tensionin dhe dhimbjen për me u ndjehë më rehat dhe më vibrant.

Me seancën tonë së bashku, ju ndihmojmë me u rilidhë më thellë me veten tuaj të vërtetë dhe me kriju një jetë më të qetë dhe të përmbushur.

Parapërgatitje

Para seancës tonë është e rëndësishme të bëni disa përgatitje për me siguru një eksperiencë të qetë dhe produktive të Somatic Alignment. Kam përmbledhë disa udhëzime më poshtë që ju rekomandoj shumë me i rishiku dhe ndjekë:

Përgatitjet Dietike: Për me optimizu komfortin tuaj gjatë seancës, është e këshillueshme mos konsumu ushqim, kafe ose pije energjike për të paktën 4 orë përpara. Disa ushtrime që do të angazhohemi mund të shkaktojnë përzierje, kështu që është më mirë me iu qasë me bark të zbrazët.

Shmangni Substancat Psikoaktive: Për integritetin e seancës, është e rëndësishme me shmangë përdorimin e medikamenteve bimore psikoaktive si ayahuasca, kambo, bufo, si dhe drogë ose alkool, të paktën 48 orë para dhe pas seancave tona. Kjo siguron që mendja dhe trupi juaj janë në gjendjen më të pranueshme për punën tonë së bashku.

Përkushtimi i Kohës: Seancat tona zakonisht zgjasin rreth 60 deri 90 minuta. Për me u përfshi plotësisht në eksperiencë, ju lutemi sigurohuni që nuk do të ndërpriteni dhe keni lënë mënjanë këtë kohë nga detyrat tuaja të rregullta.

Veshje e Rehatshme: Vishni rroba që ju lejojnë me lëvizë lirshëm dhe rehatshëm. Kjo do t'ju mundësojë me u angazhu plotësisht në ushtrimet dhe lëvizjet somatike që do të praktikojmë.

Periudha e Integrimit: Caktoni ca kohë pas seancës për integrim. Kjo asht një mundësi e vlefshme për ju me reflektu dhe eksploru më tej njohurit e fituara gjatë procesit tonë të Somatic Alignment. Krijimi i një hapsire të qetë për reflektim mund të përmirësojë shumë integrimin e punës tonë.

Vendndodhja: Prishtinë ose Tiranë, detajet do të ofrohen pas rezervimit.

Këto përgatitje janë dizajnuar për me optimizu eksperiencën tuaj dhe për me u siguru që ju përfitoni sa më shumë nga koha jonë së bashku. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këto udhëzime ose çfarëdo tjetër që ka të bëjë me seancën tonë, ju lutem mos hezitoni me kontaktu. Jam këtu për me ju mbështetë në çdo hap të rrugës.

Gjatë Seancës

Çka me Prit gjatë një Seance

Në një seancë të Somatic Energy Alignment, ne trajtojmë tensionet dhe bllokimet e thella të shkaktuara nga traumat e papërpunuara, stresi ose mbingarkesa. Duke përdorur frymëmarrje, prekjen terapeutike dhe lëvizjen, ne rikthejmë rrjedhën natyrale të energjisë dhe përmirësojmë kapacitetin e sistemit nervor. Ambienti privat siguron siguri dhe rehati, duke lejuar eksplorimin e thellë të çështjeve personale dhe emocioneve. Seancat zakonisht zgjasin midis 60 dhe 90 minuta. Unë e vlerësoj intuitivisht sa larg mund të shkojmë në çdo seancë për të siguruar progresin dhe rehatinë optimale.

Gjatë seancës, mund të përjetoni:

Shprehje Emocionale:

  • Të qara
  • Të qeshura
  • Të kënduar

Ndjesi Fizike:

  • Dridhje
  • Tingëllim
  • Tkurrje muskujsh

Ndarje dhe Vizionime:

  • Ndërgjegjësime
  • Vizionime
  • Kujtime

Këto përgjigje janë pjesë e procesit të shërimit, duke ju ndihmuar të rilidheni me veten tuaj të vërtetë.

Duke Qëndruar i Rehatshëm

Ju do të mbeteni plotësisht të vetëdijshëm gjatë seancës. Nëse diçka ndihet shumë intensive, mund të bëni një pushim, të hapni sytë ose të rregulloni pozicionin tuaj. Rehatia dhe mirëqenia juaj janë prioriteti im.

Nëse Nuk Ndjeni Asgjë

Nëse nuk përjetoni emocione ose ndjesi të forta, kjo është në rregull. Mund të marrë kohë për të kaluar mbrojtjet e ndërtuara. Qëndroni të pranishëm dhe të hapur gjatë dhe ndërmjet seancave për të thelluar lidhjen tuaj me emocionet.

Përfitime Shtesë

Unë do t'ju mësoj praktika somatike për t'i integruar në jetën tuaj të përditshme. Pas një seance, mund të ndani çdo ndërgjegjësim që shfaqet. Unë jam këtu për të ofruar mbështetje dhe udhëzime se si mund të integroni më së miri përvojën dhe të vazhdoni zhvillimin e energjisë suaj. Seancat e Somatic Alignment punojnë në një nivel energjik dhe mund t'i marrë trupit tuaj disa ditë ose më shumë për t'u përshtatur me këtë frekuencë të re. Bëhuni gati të ndiheni të qetë, të aktivizuar dhe të freskuar!

Përjetoni seanca transformuese që ju rilidhin me veten tuaj të vërtetë.

Pyetje të shpeshta

Çka me pritë gjatë një sesioni të Somatic Alignment?

Në sesionin tonë, rruga është dorëzimi. Nuk ke nevojë me "bë" asgjë. Veç shtrihu në dyshek për një orë dhe dëgjo muzikë të bukur. Detyra jote e vetme është me iu dorëzu procesit. Ndërsa je shtrirë, unë, fasilitatori, kam me të prek, me presion në pika të ndryshme të çakrave ose meridianëve në trupin tënd, gjithashtu ka mundësi të më aktivizohet gjuha e drites që ndihmon në sherimin tënd. Mbaj sytë mbyllur, relakso muskujt dhe qëndro i hapur për çkado që vjen. Lejo emocionet, ndjenjat ose ndjesitë me rrjedhë. Ma e rëndësishmja, dorëzoju procesit pa pritje

Çka Mundet me Ndodhë në një Sesion të Somatic Alignment?

Disa nga llojet e eksperiencave që munden me ndodhë janë:
-Energjike: Trupi yt është i qetë, por ndjen energjinë që kalon nëpër trupin tand.
- Vizuale:  Aktivizohet syri i tretë, mundesh me pa drita/imazhe, me bë udhëtime astrale, vizione etj
-Emocionale: Zemërim, trishtim, frikë, gëzim... mos i shtyp këto ndjenja, ndjeji dhe ato do të lirohen. Mundesh me dashtë me bërtitë, me qajt, me qesh, çlirimi emocional është i mirëseardhur.
- Kinaestetike: Lëvizje spontane të trupit, shtrirje, poza yoga, dridhje, mudra. Kushto vëmendje se ku e ndjen dhe si do trupi yt me lëvizë, pa leju mendjen me ndërhy.
- Gjendje lumturie supreme.
Megjithatë, të gjitha fenomenet gjatë një sesioni nuk janë ato që janë të rëndësishme; janë ndryshimet që do të ndodhin në jetën tande pas çlirimit dhe aktivizimit ato që vërtet kanë rëndësi. Është një proces shumë natyral, energjia do të ndërtohet gradualisht në çdo sesion dhe ka një inteligjencë që do të bëjë saktësisht atë që sistemi yt ka nevojë në atë moment. Çdo sesion mund të jetë i ndryshëm.

Sa Shpesh Duhet me Bë Somatic Alignment?

Frekuenca e sesioneve të somatic alignment duhet me u personalizu sipas nevojave tua unike dhe çka trupi yt po të komunikon. Pas çdo sesioni, unë intuitivisht e vlerësoj gjendjen tande për me ndihmu me përcaktu orarin ma të mirë për ty. Nuk ka një përgjigje që i përshtatet të gjithëve, sepse rruga e secilit është e ndryshme.
Nga përvoja ime personale, unë preferoj me marrë sesione një herë në javë ose çdo dhjetë ditë. Megjithatë, është e domosdoshme me dëgju intuitën tande dhe me gjetë çka ndjehet e duhura për ty.

Kush Nuk Duhet me Bë Sesione të Somatic Alignment?

Disa gjendje mjekësore ose kufizime fizike mund të bëjnë që sesionet e Somatic Alignment të mos jenë të përshtatshme për disa individë. Këto përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në:

  • Çështje Kardiovaskulare: Histori e sulmeve në zemër ose sëmundje të zemrës.
  • Tension i Lartë i Pakontrolluar: Gjendje që mund të çojnë në komplikime.
  • Kushtet Respiratore: Si sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD).
  • Çrregullime të Rënda të Shëndetit Mendor: Përfshirë skizofreninë ose çrregullimin bipolar.
  • Kriza ose Epilepsi: Disa aspekte të praktikës mund të mos jenë të përshtatshme për individët me këto kushte.
  • Shtatzënia: Gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme.
  • Retinë e Shkëputur: Historia e kësaj gjendjeje mund të kundërindikohet pjesëmarrjen.
  • Osteoporozë: Individët me këtë gjendje duhet të jenë të kujdesshëm.
  • Operacionet e Fundit: Ata që janë duke u rikuperu nga operacioni mund të duhet të shmangin sesionet.

Pjesëmarrja në Somatic Alignment është në diskrecionin tim, dhe është e rëndësishme të më informosh për çdo histori mjekësore relevante. Kjo siguron sigurinë dhe mirëqenien tande gjatë sesioneve.

Sa Zgjat Zakonisht Një Sesion i Somatic Alignment?

Sesione e Somatic Alignment zakonisht zgjasin ndërmjet 60 dhe 90 minutash, në varësi të nivelit të angazhimit dhe pyetjeve që lindin gjatë sesionit.

Sa Kushton Një Sesion i Somatic Alignment?

Ndërkombëtarisht, çmimi standard për një sesion të Somatic Energy Alignment (SEA) është €150. Megjithatë, duke njohur rrethanat ekonomike në Kosovë, unë po ofroj këto sesione me një çmim të veçantë prej €88 për këtë rajon. Ky çmim i rregulluar reflekton angazhimin tim për të bërë këto sesione shëruese të arritshme, ndërkohë që mbaj vlerën e shkëmbimit të energjisë.
Përveç kësaj, ofroj një paketë prej €222 për tre sesione. Për më shumë detaje, ju lutem kontrolloni seksionin e shërbimeve.

Ku Mbahen Sesionet?

Sesionet mbahen në studio-n time në Prishtinë, lokacioni i saktë që do të ju jepet pas rezervimit. Gjithashtu, ofroj sesione në Tiranë një herë në muaj.

Çka Mund të Ndodhë Pas sessioneve të Somatic Alignment?

Pas një sesioni të Somatic Alignment, mund të përjetosh ndryshime të rëndësishme në sistemin tënd. Këto përfshijnë një riorganizim të trurit dhe sistemit nervor qendror, që çon në një ndryshim në vetëdije dhe ka mundësi për një zgjim shpirtëror. Këto ndryshime të thella mund të sjellin shërim të thellë emocional dhe shpirtëror, shpesh të paarritshëm përmes metodave të tjera.
Nëse forca e jetës Kundalini zgjohet brenda teje, ajo mund të lëvizë nëpër kolonën vertebrale, duke ndihmuar në zbulimin e vetes tënde më të vërtetë, më të fuqishme dhe më hyjnore. Kjo energji djeg bllokimet e ruajtura, duke çuar në transcendencë dhe nivele më të larta të vetëdijes. Është një udhëtim i rilindjes, dashurisë dhe dorëzimit.