
Rrethi i Grave
Shërimi i Mitrës
Një rrugë kthimi te qendra jote femërore.Rreth grash, live në Prishtinë dhe online.
Live · Prishtinë
E Shtunë, 14 Nëntor
18:00 – 21:00
10 vende
Online · Google Meet
E Diel, 15 Nëntor
20:00 – 22:00
10 vende
44 € · vetëm 10 vende për çdo rreth
Live: me ceremoni të çajit Bobinsana & Trëndafil.
Rezervo vendin tëndNjë hapësirë e shenjtë, e krijume me dashni për ty, ku mundesh me u kthy te vetja, me u lidhë ma thellë me mitrën, qendrën e fuqisë tande femërore, me e ndie trupin tand dhe me i liru emocionet e dhimbjet që ndoshta i ke mbajtë brenda vetes për shumë kohë.
Ndoshta ke kalu nëpër përvoja të vështira, humbje, trauma, turp, dhimbje gjatë ciklit menstrual apo probleme shëndetësore që lidhen me mitrën. Ndoshta je ndje e shkëputun prej trupit tand, prej feminitetit tand, ose thjesht e ndien që diçka brenda teje po të thërret me u lidhë ma shumë me veten.
Ndoshta ke provu shumë gjana, ke kërku rrugën, e prapë asgjë s’po funksionon. Çkado që je tu përjetu, të ofroj këtë hapësirë ku nuk ke nevojë me u shtirë ose me pretendu që je mirë, me i mshef emocionet apo me e detyru veten me u shëru ma shpejt.
Kjo është një ftesë me u ndalë, me e dëgju trupin tand ma thellë, me i dhanë vetes butësinë që ndoshta të ka mungu dhe me e rizbulu mençurinë që gjithmonë ka jetu brenda teje.
Përmes praktikave somatike të shërimit të mitrës, lidhjes me trupin, mbështetjes së sistemit nervor dhe udhëzimit të përshtatun për nevojat tua, e ecim këtë rrugëtim bashkë, në një hapësirë të sigurt.
Çka është mitra për ne?
Në traditat e punës me energjinë, fyti dhe mitra shihen si dy qendra të lidhura. Ajo që nuk u tha me zë shpesh mbetet e mbyllur në legen. Kur zemra hapet, fyti flet. Kur fyti flet, mitra lirohet.
Edhe trupi e tregon këtë lidhje. Nofulla dhe legeni shpesh mbajnë tension bashkë, dhe gratë me dhimbje të nofullës (TMJ) kanë më shpesh edhe dhimbje të tjera kronike, si dhimbje të vulvës, të barkut ose të shpinës së poshtme. Prandaj në rreth e lirojmë nofullën dhe fytin me zë e me frymë, që të lirohet edhe legeni.
Për shumë gra, mitra është si një pasqyrë e asaj që kanë jetu. Aty mbajmë pikëllimin, frikën, zemërimin dhe fjalët që kurrë nuk i thamë.
Shumë prej nesh jemi rritë me u shkëputë nga kjo pjesë e trupit. Na kanë mësu me duru, me heshtë, me vazhdu përpara. Ashtu si nanat tona, gjyshet tona e gratë para tyre.
Kur këto emocione nuk gjejnë rrugë me dalë, trupi shpesh fillon me folë me simptoma: dhimbje të forta gjatë ciklit, PMS të rëndë, cikël të parregullt, tension e rëndesë në legen, bark që shtrëngohet e fryhet, dhimbje në intimitet.
Studimet psikosomatike e tregojnë këtë lidhje. Gratë me stres të lartë kanë rreth dy herë e gjysmë ma shumë gjasa për dhimbje menstruale në ciklin pasues, dhe ma shumë gjasa për simptoma të forta të PMS-it. Përvojat traumatike lidhen me dhimbje kronike të legenit dhe me dhimbje në intimitet. E stresi i gjatë mundet me e çrregullu ciklin, deri në ndalimin e tij.
Kjo nuk do me thanë që dhimbja jote është “veç në kokë”. Do me thanë që trupi dhe emocionet nuk janë të ndame.
Burime: Wang et al., 2004 (Occupational & Environmental Medicine) · Gollenberg et al., 2010 (Journal of Women’s Health) · Latthe et al., 2006 (BMJ) · Endocrine Society, 2017 · Lim, Maixner & Khan, 2011 (Journal of the American Dental Association).
Gjatë rrugëtimit tim kam kuptu që mitra ka mençurinë e saj, dhe ajo mundohet të komunikojë me ne në mënyrat e saj. Na flet përmes simptomave, përmes trupit, përmes ciklit, përmes ëndrrave e ndjesive intuitive. Puna me mitrën për mua është një nga punët ma të thella që kam përjetu ndonjëherë.
Nëse po ndihesh…
e shkëputun prej trupit tand
e mbingarkuar emocionalisht, ose e mpirë
e lodhur duke i mbajtë krejt gjërat vetë
me pikëllim, trishtim, turp ose zemërim
me cikle të dhimbshme, me PMS të rëndë, me endometriozë, PMOS (ish-PCOS), cista ose fibroma
me një dëshirë me u ndie ma e sigurt, ma e rrënjosun dhe ma afër vetes
…dhe të duhet një vend ku trupi yt dëgjohet, edhe përtej diagnozës.
Nëse ke pasur…
humbje shtatzënie
abort
lindje të vështirë
plagë në intimitet
zemër të thyer
vite me stres që nuk po ndalet
emocione që i ke mbajtë brenda shumë gjatë
ndjesi se, si nanë, e ke humbur veten
Ose ndoshta trupi yt po të thërret me u kthy te vetja, por nuk po di si. Kjo është mundësia me bë hapin e parë.
Nuk ke nevojë me e ecë këtë rrugë vetëm.
Kjo praktikë është holistike dhe nuk zëvendëson trajtimin mjekësor.
Çfarë do të bëjmë bashkë
Mbërritja dhe hapja e rrethit
Emrat tanë dhe marrëveshjet e rrethit. Para se të fillojmë, bisedojmë bashkë në rreth: kush ka dëshirë, pa asnjë detyrim, ndan simptomat, përjetimet dhe qëllimin me të cilin ka ardhur.
Ceremonia e çajit: Bobinsana & Trëndafil
Live: pimë bashkë çajin e Bobinsanës dhe të Trëndafilit, me një qëllim për zemrën. Online: çaji yt i ngrohtë, në shtëpi.
Hapja e zemrës
Frymëmarrje drejt zemrës dhe ura mes zemrës dhe mitrës.
Fyti dhe mitra
Zë, tinguj dhe lëvizje të legenit. Lirojmë nofullën dhe fytin, që mitra të marrë frymë.
Lirimi i zemërimit
Një hapësirë e sigurt për “jo”-në që nuk u tha, për kufijtë dhe për zemërimin e shtypur.
Meditimi për linjën e grave
T’u kthejmë me respekt atë që nuk është e jona, dhe të mbajmë vetëm dashurinë.
Ndarja dhe mbyllja
Rreth ndarjeje dhe një praktikë e thjeshtë për ditët në vijim.
Vetëm në rrethin live
Çaji i Bobinsanës dhe i Trëndafilit
Bobinsanën e njoh nga afër. Kam bërë një dietë 14-ditore me një shaman Shipibo, me Bobinsanën dhe disa bimë të tjera mësuese. Gjatë atyre ditëve e ndjeja energjinë e Bobinsanës të butë dhe ma të thellë se sa e prisja, tamam si një gjyshe, siç e quanin shamanët. M’a hapi zemrën, më solli lot që kisha kohë pa i lëshu, dhe më foli natë pas nate përmes ëndrrave. Që atëherë e mbaj këtë lidhje me energjinë e saj, dhe që atëherë kam menduar ta sjell këtë bimë në një rreth grash këtu, në shtëpi. Ky rreth vjen nga ajo dëshirë.
Bobinsana (Calliandra angustifolia) është një shkurre që rritet buzë lumenjve të Amazonës, me lule rozë si fije mëndafshi. Shëruesit tradicionalë të Amazonës, populli Shipibo-Conibo në Peru, e përdorin prej brezash dhe e quajnë një “bimë mësuese”.
Bobinsana nuk është bimë psikedelike. Nuk shkakton vizione dhe nuk e ndryshon perceptimin. Je e vetëdijshme dhe e pranishme gjatë gjithë kohës. Shpesh e quajnë “gjyshja” e bimëve të Amazonës: punon qetë, përmes zemrës.
Në traditë, Bobinsana njihet për
- • hapjen e zemrës, dhembshurinë dhe dashurinë për veten
- • lëshimin e pikëllimit, të humbjeve dhe të zemrës së thyer
- • lidhjen me intuitën, me trupin dhe me natyrën
- • ëndrra më të gjalla dhe më të qarta në netët pas çajit
- • ndjesinë e qetësisë dhe të të qenit e rrënjosur në tokë
Si lidhemi me bimën në rreth
- • mbajmë filxhanin me të dyja duart, afër zemrës
- • e shohim, e nuhasim dhe marrim frymë mbi të
- • vendosim në heshtje një qëllim për zemrën
- • e pimë ngadalë, me sy të mbyllur, dhe dëgjojmë ku e ndien ngrohtësinë në trup
- • e falënderojmë bimën, ashtu siç bëjnë shëruesit e Amazonës
Pse Bobinsana dhe Trëndafili?
Sepse të dyja flasin gjuhën e zemrës. Bobinsana na mëson të hapemi pa u detyruar, të lëmë pikëllimin dhe gëzimin të rrjedhin bashkë, dhe të kthehemi te vetja. Trëndafili na kujton energjinë dhe bukurinë femërore, dashurinë për veten dhe ndjesinë që jemi të sigurta.
Bashkë, ato e hapin zemrën, e forcojnë besimin te vetja dhe na kthejnë te Nëna Tokë. Kur zemra hapet, gjithçka tjetër fillon të lëvizë.
Bobinsanës do t’i shtoj petale Trëndafili damaskë (Rosa damascena). Trëndafili prej kohësh është simbol i zemrës dhe i dashurisë femërore. I jep shije të mirë çajit dhe e mbush rrethin me aromën e tij.
Pas rrethit, të ftoj të vëresh ëndrrat. Shumë njerëz thonë se Bobinsana vazhdon të flasë edhe në gjumë. Gjatë dietës sime dy-javore, Bobinsana m’i solli shumë mesazhe pikërisht përmes ëndrrave. Edhe pse në rreth e pimë vetëm një herë, bima na jep atë që kemi nevojë në atë moment.
Çaji është gjithmonë zgjedhja jote. Nëse je me gji, po përpiqesh të mbetesh shtatzënë, merr barna ose ke një sëmundje, më trego në formular: do të përgatis për ty një çaj tjetër të përshtatshëm.

Live, në Prishtinë
Sill me vete:
- • rroba të rehatshme dhe çorape të ngrohta
- • një batanije dhe një jastëk
- • një maskë për sy, nëse ke
- • një shishe ujë
Çajin e Bobinsanës dhe të Trëndafilit e përgatis unë. Adresën e saktë ta dërgoj me email.
Online, në Google Meet
Përgatit:
- • një dhomë ku askush nuk të shqetëson
- • kufje, nëse ke
- • ujë, jastëk dhe batanije
- • një maskë për sy, nëse ke
- • një filxhan me çajin tënd të preferuar
Linkun e Google Meet ta dërgoj me email.
Disa orë para rrethit, mos ha ushqim të rëndë dhe shmang kafeinën.
Mezi pres me e nda këtë hapësirë me ty.
Kush nuk duhet të marrë pjesë
Për sigurinë tënde, ky rreth nuk është i përshtatshëm nëse ke:
- shtatzëni
- epilepsi ose çrregullime konvulsive
- sëmundje të rënda të zemrës
- psikozë aktive ose çrregullime të rënda psikiatrike
- trauma të rënda, pa mbështetje terapeutike
Nëse je me gji, po përpiqesh të mbetesh shtatzënë ose merr barna, mund të vish, por më trego në formular: do të marrësh pjesë pa çajin e Bobinsanës. Nëse ke dyshime, më shkruaj para se të regjistrohesh.
Kjo praktikë është holistike dhe nuk zëvendëson mjekun, gjinekologun ose terapistin. Për çdo simptomë fizike, konsultohu me mjekun.