Organizimet e Mirëqenies në Shqipëri dhe Kosovë: Çfarë të Kërkosh

Qysh me zgjedh retreatin e duhur për shërim në Shqipëri dhe Kosovë
Jo çdo retreat i bukur osht edhe retreati i duhur për ty.
Kur po kqyr në Instagram, krejt duken magjike. Po ma shumë se kurrë, pyetja osht: qysh me e zgjedh atë që të përshtatet ty?
Po ta tregoj ça kqyri unë, edhe si dikush që ka marrë pjesë në retreate, edhe si dikush që mban hapësira për shërim.
Çka e bon një retreat me qenë i mirë?
1. Me e dit pse po shkon
Retreatet ma t’mira e kanë një qëllim t’qartë. Po edhe ti duhesh me e dit pse po shkon. A po kërkon veç pushim e qetësi? A po don punë t’thellë shëruese? Apo po t’mungon lidhja me njerëz që e kuptojnë rrugën tande?
Asnjëra s’osht ma e mirë se tjetra. Veç duhesh me qenë e sinqertë me veten, sepse një retreat për pushim e një retreat për shërim t’thellë janë dy përvoja krejt t’ndryshme.
2. Kush e udhëheq
Kjo osht ndoshta pika ma e rëndësishme. Kqyre mirë kush e mban retreatin:
Çfarë trajnimi ka?
Me kë ka mësu?
A e ka vetë një praktikë personale, apo veç po e “shet” atë që s’e jeton?
Pyeti pa turp. Një udhëheqës serioz s’ka problem me t’i tregu këto gjana.
3. Hapësirë e sigurt
Puna shëruese hap gjana që i kemi mbyllë me vite. Prandaj siguria s’osht luks, osht bazë. Kërko retreate që kanë kufij t’qartë, që punojnë me njohuri për traumën e që kanë mjaft njerëz për me t’mbështet kur diçka del n’sipërfaqe.
Kur ndihesh e sigurt, trupi lëshon. Kur s’ndihesh e sigurt, trupi mbyllet edhe ma shumë.
4. Balancë mes programit e pushimit
Shumë programe janë t’mbingarkuara: seancë pas seance, aktivitet pas aktiviteti. Ke me u kthy ma e lodhun se kur ke shku.
Retreatet ma t’mira e dinë që shërimi nuk ndodh veç gjatë seancave. Ndodh edhe kur je ulë në heshtje, kur po shëtit, kur po fle. Duhet me pas kohë t’lirë për me e integru atë që po përjeton.
5. Vendi ka rëndësi
Natyra osht si një udhëheqëse e dytë. Ajo e bon punën e vet në heshtje. Qoftë Riviera shqiptare me detin, qoftë fshatrat e maleve, ambienti ndikon shumë në atë se sa thellë mundesh me hy n’vete.
Çka me pritë në një retreat transformues
Zakonisht një retreat i mirë përfshin:
Praktika t’përditshme: frymëmarrje, lëvizje, meditim
Seanca shëruese individuale ose n’grup
Kohë n’natyrë
Ushqim t’shëndetshëm e t’ushqyeshëm
Rrathë për ndarje e integrim
Hapësirë për pushim e reflektim
Flamuj t’kuq: kur me u ndalë
Nëse e sheh ndonjërën prej këtyne, mendoje mirë para se me u regjistru:
Premtime për zgjidhje t’shpejta ose rezultate t’garantume. Shërimi s’funksionon kështu.
S’ka rregulla t’qarta sigurie, ose askush s’di me t’thanë çka ndodh nëse ndihesh keq.
Udhëheqës pa trajnim t’duhur, sado karizmatik qofshin.
Atmosferë shumë e ngurtë ose si sekt, ku s’ke hapësirë me thanë “jo”.
S’ka kujdes pas retreatit. Puna e vërtetë shpesh fillon kur kthehesh n’shpi.
Qysh me u përgatit para se me shku
Vendos një qëllim. Mos u ngarko me plane t’mëdha. Mjafton me dit çka po don me lëshu ose me gjet.
Tregoja organizatorit çka t’shqetëson. Shëndet, frikëra, nevoja t’veçanta. Një udhëheqës i mirë don me i dit këto.
Rregullo mbështetjen për kur kthehesh. Disa ditë t’qeta, një shoqe që e kupton, ndoshta edhe një seancë pas retreatit.
Shko e hapur. Jo me pritje se çka “duhet” me ndodh, por me kureshtje për atë që po vjen.
Një fjalë e fundit
Retreati i duhur mundet me t’ndryshu shumë. Mundet me t’kthy te vetja, te trupi, te ajo pjesë e jotja që e ke harru. Po zgjedhja vjen prej teje.
Merre kohën tande. Pyet. Dëgjoje trupin kur po lexon për një retreat. A po ndihesh e hapun apo e shtrënguar? Trupi shpesh e di përgjigjen para mendjes.
Nëse po ndihesh e shkëputun prej trupit tand e s’po din ma me e dëgju intuitën, ndoshta s’ke nevojë për retreat tash. Ndoshta ke nevojë me u kthy te vetja, ngadalë, me dikë pranë. Unë jam këtu. Rezervo një seancë ose më shkruaj. 🤍
Gati të Përjetosh Shërimin Somatik?
Rezervo seancën tënde sot dhe fillo udhëtimin tënd drejt shërimit dhe transformimit.
Rezervo Seancë