Retreats
Eksploroni Thellësitë e Qenies Suaj
Bashkohuni me ne për një udhëtim ekskluziv të vetë-zbulimit dhe transformimet në resortin e mrekullueshëm Abi Green në Prevallë, Kosovë, ku do të përjetoni lirim emocional, shërim traume dhe rritje shpirtërore.
Ky retreat kërkon vulnerabilitet dhe guxim për të kaluar në veten tuaj më të vërtetë.
Data: 2-3 Nëntor
Vendi: Abi Green Resort, Prevallë, Kosovë
Madhësia e Grupit: E kufizuar në 15 pjesëmarrës, duke siguruar vëmendje të personalizuar. Do të ketë një proces përzgjedhjeje.
▽ KY RETREAT ËSHTË PËR JU?
Nëse po përballeni me:
- Dhimbje fizike afatgjate
- Djersitje të tepruar
- Çekuilibrim hormonal
- Probleme me zorrët ose tretjen
- Dhimbje të shpeshta koke
- Stres kronik
- Marramendje ose ndryshime në shikim
- Ankth, depresion, ose probleme emocionale
- Ndjenja të shkëputjes nga vetvetja ose të tjerët
▽ KOMPONENTËT KRYESORË TË PROGRAMIT
Frymëmarrje:
Kombinim i fuqisë se frymëmarrjeve të vetëdijshme dhe punes me trupin si një urë te sigurt për të kaluar midis sistemeve nervore parasimpatike dhe simpatike—duke kaluar nga tensioni në rigjenerim.
Transmetim Energjetik:
Transmetim energjetik me gjuhën e dritës për të pastruar energjitë e bllokuara, duke siguruar dhe ndihmuar levizjen e lirë të forcës jetësore nëpër trup.
Lëvizje:
Lëvizje të trupit duke përdorur konceptet e titrimit dhe pendulimit, ndërsa lëkundemi dhe shtrihemi, duke dëgjuar mesazhet që na dërgon trupi ynë.
Prekje & Tinguj:
Prekja ka një potencial të fuqishëm shërues. Kur kombinohet me frekuencat dhe tingujt shërues, na ndihmon të ndihemi të sigurt, të relaksuar dhe të mbështetur, duke promovuar mirëqenie dhe harmoni të përgjithshme në trup dhe mendje.
▽ PJESË TË PROGRAMIT
Udhëzim Personal:
Takime individuale me Jonën për t'u lidhur thellë në nivelin energjetik, duke mundësuar punë transformuese të përshtatur për secilin individ.
Somatic Alignment:
Praktikë që ndihmon vitalitetin dhe lirimin e emocioneve të shtypura përmes frymëmarrjes, prekjes dhe lëvizjes.Një modalitet integrativ shërimi që përfshin trupin, mendjen dhe shpirtin, me qëllim që të rikthejë individët në vetveten e tyre të vërtetë.
Aktivizim i Energjisë Kundalini:
Zgjo energjinë serpent, duke hapur shërimin e thellë, zgjimin shpirtëror dhe një ndjesi të lartë vetëdijes dhe fuqisë së brendshme.
Shërim me Gjuhën e Dritës:
Përjetoni një transmetim transformues që ndihmon në pastrimin e bllokimeve energjetike dhe ngritjen e shpirtit tuaj.
Meditim dhe Breathwork:
Meditim i udhëzuar me Frymëmarreje të vetëdijshme për çlirimin e traumës.
Terapi Vallëzimi:
Lëvizje për mirëqenie emocionale dhe fizike.
Kundalini Shakti Yoga:
Seancë e përshtatur për të ndihmuar aktivizimin e forcës së jetës.
Ceremoni me Kakao:
Ceremoni e shenjtë me kakao që kombinon traditat e mjekësis së lashtë me meditim të udhëzuar për shërim dhe transformim. Pjesëmarrësit do të pinë kakao të pastër, e njohur për vetitë e saj që hapin zemrën, ndërsa angazhohemi në praktika meditative të dizajnuara për të promovuar paqen e brendshme, qartësinë dhe çlirimin emocional.
Ushqime të shëndetshme:
Të përgatitura posaçërisht për të mbështetur udhëtimin tuaj.
▽ PËRFITIMET E RETREATIT
- Rritni vetëdijen tuaj të përgjithshme
- Lidhuni me intuiten
- Ndiqni udhëzimin e brendshëm të shpirtit tuaj
- Lirim dhe shërim emocional
- Reduktim i dhimbjeve
- Reduktim stresi
- Shërim traume
- Vitalitet dhe energji e shtuar
- Sistemi imunitar i forcuar
- Rritje shpirtërore
- Marrëdhënie të përmirsuara
- Vetbesim i shtuar
- Lidhje më e thellë me njerëzit, kafshët dhe natyrën
- Mirënjohje për jetën
▽PROGRAMI I RETREATIT
DITA 1: E SHTUNË
9:00 AM - 10:00 AM
-Takoni dhe njoftoni pjesëmarrësit.
-Caktoni qëllimet për retreatin.
-Përmbledhje e programit dhe udhëzime.
10:00 AM - 12:00 PM
Seancë 1-1 me Jonën
-Prezantim personal dhe caktimi i qëllimeve.
12:00 PM - 1:30 PM
Pauza për Drekë
-Shijoni një vakt të shëndetshëm dhe kohë të lirë.
2:00 PM - 3:00 PM
Seancë Yoge: Kundalini Shakti Yoga
-Seancë e përshtatur për të ndihmuar aktivizimin e forcës së jetës.
3:00 PM - 16:30 PM
Seancë Somatic Alignment
-Praktika frymëmarrjeje, punë me trupin dhe shërim somatik.
6:00 PM - 7:00 PM
Pauza për Darkë
-Vakt në komunitet dhe diskutime informale.
8:00 PM - 9:00 PM
Ceremoni me Kakao
-Ritual i shenjtë me kakao me meditim të udhezuar për shërim
-Sharing circle dhe integrim
DITA 2: E DIEL
8:00 AM - 9:00 AM
Mëngjesi
-Mëngjes i shëndetshëm për të filluar ditën.
9:30 AM - 10:00 AM
Seancë e Vallezimit Ekspresiv
-Vallëzim i udhëzuar për të shprehur dhe çliruar energjinë.
10:30 AM - 11:30 AM
Seancë Meditimi dhe Breathwork
-Frymëmarrje të vetëdijshme për çlirimin e traumës.
12:00 PM - 1:30 PM
Pauza për Drekë
-Rimbushni energjitë me një vakt të shëndetshëm dhe kohë për reflektim.
2:00 PM - 2:30 PM
Seancë Yoge: Kundalini Shakti Yoga
-Seancë e përshtatur për të ndihmuar aktivizimin e forcës së jetës.
3:00 PM - 4:00 PM
Kundalini Energy Activation
-Zgjoni energjinë serpent për transformim të thellë.
4:30 PM - 5:00 PM
Rrethi për Mbyllje të Programit
-Ndarje e përvojave dhe integrim.
-Pyetje dhe përgjigje dinamike
Ky orar është një udhëzues apo vlerësim i përafërt i orarit ditor. Ne punojmë me energji të lirë, duke ndjekur intuitivisht dhe duke u fokusuar në çdo moment/ditë për të ndjekur nevojat dhe lëvizjen e momentit.
▽ PËRGATITJA
Si mund të përgatiteni për retreatit:
- Merrëni hapësirë në jetën tuaj të përditshme për praktikën tuaj të mindfulness, bëhuni të vetëdijshëm për energjinë që rrjedh brenda jush dhe momentet e dorëzimit në jetën tuaj të përditshme. Ngadalësoni, jepni vetes hapësirë për heshtje, meditim dhe lidhje me botën tuaj të brendshme.
- Ju lutemi shmangni kafenë, alkoolin, drogat dhe ushqimin e rëndë para, gjatë dhe pas trajnimit.
- Jini të vetëdijshëm se (muzika) me volum do të përdoret gjatë trajnimit.
- Para retreatit, ka një formular për të plotësuar; ju lutemi sigurohuni që ta plotësoni.
▽FACILITATOR
▽ ÇMIMI PËR PERSON:
Dhomë e përbashkët: 220€ *të gjitha të përfshira*
Dhomë private: 260€ *të gjitha të përfshira*
Shpenzimet për udhëtim nuk përfshihen.