Rreth meje

Tung shpirta të bukur,

 Unë jam Jona, themeluesja e "Reconnect by Jona". Udhëtimi im shpirtëror filloi në fëmijëri, ku gjithmonë ndihesha thellësisht intuitive dhe e lidhur me Universin. Megjithatë, pikërisht gjatë sfidave të pandemisë, u zhyta intensivisht në punën e brendshme.Në mes të ndryshimeve të mëdha në jetë dhe momenteve të vështira, e gjeta veten në fundin më të thellë. Megjithatë, në atë errësirë, gjeta forcen për t'u ngritur dhe për t'u rilidhur me veten time të vërtetë. Ishte një kohë transformimi ku rishikova dhe ripërcaktova shumë marrëdhënie në jetën time, duke lundruar përmes ndryshimeve me guxim dhe introspektim.

Duke ekuilibruar rolet si punonjëse, pjesëmarrëse në biznesin familjar, studente dhe prind, kuptova nevojën për të pauzu, për të marrë frymë dhe për të drejtuar me vetëdije jetën time. Ky realizim më bëri të largohem nga një karrierë tetëvjeçare në marketingun dixhital për të krijuar hapësirën e nevojshme për të eksploruar qëllimin tim të vërtetë.

Meditimi për më shumë se një dekadë më thelloi vetëdijen dhe vendosi themelet e udhëtimit tim në shërimin e energjisë. Përmes rritjes personale të thellë të fokusuar në mendje, trup dhe shpirt, zbulova të vërtetat transformuese që riformuan jetën time.

Pas shume vitesh vetë-shërimit dhe pune të brendshme, Universi më dhuroi aftësinë për të komunikuar në Gjuhën e Dritës, gjuhën universale të shpirtit. Kjo gjuhë e shenjtë, multidimensionale ndihmon shërimin dhe transformimin, integrohet rrjedhshëm në praktikën time së bashku me punën me frymëmarrje, aktivizimin e energjisë, resetimin e organeve dhe punën e trupit përmes Somatic Alignment.

Zgjimi i kundalinit u bë drita ime udhëzuese, duke transformuar dhimbjen në kënaqësi dhe duke ndriçuar rrugën e alkimisë. Edhe pse shërimi mund të jetë sfidues, qasja ime është te shijoj çdo aspekti të udhëtimit me lojë, dashuri dhe dhembshuri. 

Misioni im është të mbështes individët në shërimin nga varësia, lidhjet, stresi dhe ankthi social. Unë ofroj praktika fuqizuese që thellojnë të kuptuarit e mendjes, trupit dhe energjisë, duke ju udhëhequr të rilidheni me veten tuaj autentike. Të gjitha përgjigjet që kërkoni tashmë janë brenda jush, të udhëhequra nga vetja jote më e lartë.

Në udhëtimin tuaj spiritual, mund të lindin pengesa. Unë ofroj dashuri pakushte, udhëheqje, perspektivë, mbështetje dhe përvojë personale për t'ju ndihmuar. Çdo njeri në rrugën e tij hyjnore sjell më shumë dashuri dhe dritë në botë. Është qëllimi im të ju mbështes në çdo mënyrë që mundem.

Dashuri dhe dritë,

Jona