
Mirësevini në një hapësirë të shenjtë
të Shërimit Somatik me Jonën
në Prishtinë dhe Tiranë
Përmes frymëmarrjes, rrjedhes së energjisë dhe punës intuitive me trupin, liro traumat dhe përjeto shërim të thellë
"Një metodë e fuqishme shërimi që vepron aty ku terapia me fjalë nuk arrin"
GJITHÇKA QË DUHET TË DISH

Rreth Meje - Reconnect by Jona
"Unë jam Jona. Punoj me trupin, frymën dhe inteligjencën e brendshme që secili prej nesh e mban brenda vetes. Jam shëruese somatike dhe facilituese e bodywork-it dhe frymëmarrjes, dhe në disa raste, procesi shoqërohet edhe nga një gjuhë intuitive shërimi, e njohur si Gjuha e Dritës. Aktualisht jetoj në Prishtinë, Kosovë. Pas tetë vitesh që krijova familjen time dhe punoja në marketingun korporativ, ndonëse nga jashtë gjithçka dukej "në rregull", brenda vetes ndihesha e zbrazët. Ajo zbrazëti u bë thirrja për një kthesë të thellë dhe një transformim personal që më çoi drejt trajnimeve me shërues dhe mësues në mbarë botën. Sot, mbaj hapësirë për njerëzit që janë gati të lirojnë trauma dhe energji të stanguara, të rikthehen në trupin e tyre dhe të kujtojnë kush janë në thelb – përtej historive, dhimbjes dhe mbijetesës."
Mëso Më Shumë Për MuaPërfitimet e Seancave Somatic Alignment
- Rregulloni sistemin tuaj nervor, duke kaluar nga mbijetesa në lidhje dhe siguri
- Lehtësoni ankthin, stresin, lodhjen dhe mbingarkesën
- Zgjidhni përvojat traumatike të kaluara duke çliruar energjinë e bllokuar
- Zgjoni intuitën dhe urtësinë tuaj të brendshme përmes aktivizimit të forcës jetësore
- Zhvilloni një lidhje më të thellë me trupin tuaj përmes frymëmarrjes, lëvizjes dhe rrjedhës së energjisë
- Gjeni qartësi dhe përgjigje nga brenda ndërsa mbështesim zgjimin e urtësisë suaj të brendshme
- Ndryshoni vibrimin tuaj dhe rivendosni rrjedhën natyrale të energjisë duke çliruar dhimbjen dhe blloqet
- Përmirësoni qëndrimin dhe linjëzimin e trupit
Shërbimet e Ofruara
Shiko shërbimet dhe zgjidh atë që ndjen që është e duhura, ose shiko tabelën e krahasimeve. Nëse nuk je e sigurt, më kontakto.
Seancë Somatic Alignment
Një përvoje e shenjtë 1 me 1 që kombinon bisedë të shkurtër, lirimin e lehtë të fascias, aktivizim energjetik të forcës jetësore dhe transmetimin e Gjuhës së Dritës për shërim holistik.
Lirimi i Fascias & Shërim Somatik
Një udhëtim shpirtëror në trup - një takim i shenjtë me fascian që mban historitë, emocionet dhe kujtimet e jetës tënde. Përfshin punë trupore të thellë, ushtrime somatike dhe lirim intensive të traumës.
Shërim i Shenjtë i Mitres
Një udhëtim i shenjtë për shërim të traumës, infertilitetit, vështirësive menstruale dhe rilidhje me qendrën tënde femërore. Liro tensionin e mbajtur në pjesën e legenit nga gjitha emocionet e papërpunuara, lindjet, abuzimi etj.
Punë e Thellë
RETURN
Një Udhëtim Somatik te Vetja
Për ata që janë gati për transformim të thellë. Një rrugë e plotë e 6 seancave e kthimit te vetja përmes punës somatike, lirimit të fascies, dhe rregullimit të sistemit nervor.

Kthehu në shtëpi, te trupi yt
Një përvojë thellësisht transformuese me një ndjenjë të thellë sigurie. Ndjehem më e qetë dhe më e hapur ndaj jetës.
Artë
Faleminderit shumë. Ishte si një përqafim i ngrohtë që largon gjithë dhimbjen, pikëllimin dhe lodhjen.
Elena S.
Lirova 30 vjet dhimbje emocionale. Ndjehem e lehtë, e sigurt dhe më e dashur ndaj vetes.
Tringa
Ndjehem shumë më e lehtë, e qetë dhe e lidhur me veten. Përjetova një harmoni të thellë.
Tina
Kjo përvojë ishte vërtet magjike. I dha fund problemeve që më mundonin prej kohësh.
Mërgim T.